Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha i ka quajtur trillime dhe sulme identike si të kundërshtarit, Edi Rama. Ai thekson se asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.

“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”, shkruan Basha.