“Në hak i kam hyrë Zotit dhe jo Sali Berishës! “/ Basha: Po përdor PD për interesa personale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Në hak i kam hyrë Zotit dhe jo Sali Berishës! “/ Basha: Po përdor PD për interesa personale

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berishës nëpër “Foltore” se është peng i Edi Ramës.

Basha tha se është peng vetëm i perëndisë, ndërss theksoi se nuk i ka hyrë në  hak Sali Berishës dhe ka bërë të pamundurën për 3 muaj që të zgjidhë situatën.

Basha tha se priti që Berisha ta distanconte këtë çështje nga PD sikurse deklaroi, por nuk e konkretizoi me veprime konkrete.

“Kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i perëndisë, i Zotit. Dhe me thënë të drejtën zotit mund ti kem hyrë në hak por Sali Berishës jo. Për 3 muaj kam bërë çmos për ta zgjidhur këtë çështje. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje. Kam pritur që siç kishte deklaruar këtë betejë ta bënte personale pa përfshirë PD. Kur këtë vendim nuk e konkretizoi atëherë kam marrë të vetmin vendim që ishte në favor të PD dhe Shqipërisë. Një person përpiqet për të marrë një parti të tërë peng vetëm për interesat personale, para dy muajsh nuk kishte asgjë me mua tani jam unë armiku. Katër muaj më parë ne kishim zgjedhje, çdokush mund të mbështeste çdo kandidat, rezultati dihet. Tani më thoni çfarë ka ndryshuar që atëherë. Çfarë ka ndryshuar që atëherë të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë, tha Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy