Berisha para ‘Azem Hajdarit’: PD-në do ta ngremë në piedestal, Basha ka vetëm interesa personale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha para ‘Azem Hajdarit’: PD-në do ta ngremë në piedestal, Basha ka vetëm interesa personale

Pasi kreu homazhe në mbremje vone para memorialit te Azem Hajdarit i vrare 23 vite me pare, Sali Berisha beri edhe disa komente per mediat qe ndoqen aktivitetin.

Ish-Kryeministri tha se PD gjendet në një situatë shumë kritike.

Ai akuzoi Bashen se sheh vetëm interesin personal.

“Azem Hajdari do jetojë përjetë si një symbol i kurajos dhe guximit të jashtëzakonshëm njerëzor. Do frymëzojë të rinjtë shqiptarë për të qëndruar në mbrojtje të lirisë dhe vlerave të saj. Askush në histori s’ka bërë për lirinë e shqiptarëve siç ka bërë Azem Hajdari. Nderimi sot i figurës së Azem Hajdarit merr një domethënie më të madhe se asnjëherë. Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, ashtu si edhe PD.Eshtë në nderin dhe detyrën e demokratëve kudo që janë, të ngrihen, të ngrenë kokën lart. Trashëgimia e tyre u jep nder dhe frymëzim. Një poshtërim i padëgjuar dhe pa parë ndodnjëherë në historinë e PD-së ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët, mbështetës, drejtuesit e të gjitha niveleve, do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin anti-statutor të atij që sot është në krye të PD-së, por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal.:

Advertisement

Berisha paralajmeroi aksionin per ringritjen e PD, nje premtim qe sic tha po e ben para tribunit legjendar Azem Hajdari.

“Merreni këtë prani sot edhe si një zotim para tribunit tonë legjendar, se ne PD-në do ta ngremë në piedestalin që ajo meriton, që demokratët nuk ka forcë në botë që t’i mposhtë, por do ngrihen dhe do ecin më të bashkuar se kurrë për të përmbysur regjimin e drogës, krimit, vjedhjeve, pazareve dhe kakistokracisë”, tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy