Drogë në “Audi”, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drogë në “Audi”, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Shoqërohet nga policia e Elbasanit, djali i vogël i Azem Hajdarit.

Sipas komunikates së policisë, një makinë është ndaluar gjatë një kontrolli rutine,. Mirëpo në mjet janë gjetur disa doza kanabis.

Tre persona që ndodheshin në makinën “Audi”, shoferi, djali i Azem hajdarit dhe një vajzë nga Lushnja janë shoqëruar në polici.

 

Advertisement

 

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy