“Furtunë” në Polici / Zbardhen të gjithë emrat, kush janë drejtorët dhe zv.drejtorët që ndryshojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Furtunë” në Polici / Zbardhen të gjithë emrat, kush janë drejtorët dhe zv.drejtorët që ndryshojnë

Policia e Shtetit është përfshirë nga ndryshime në nivel vendor dhe qendror, pas situatës së krimit në vend.

 

Një gjë e tillë u paralajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama, edhe nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, si masë për të rritur sigurinë.

 

Advertisement

Më poshtë renditen të gjithë emrat e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve që lëvizin:

 

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë        Vendore të Policisë Shkodër.

 

Advertisement

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

 

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

 

Advertisement

Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

 

Advertisement

Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

 

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

 

Advertisement

Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë  transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

 

Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

 

Advertisement

Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

 

Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë  deri tani  transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.

 

Advertisement

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë  së Shtetit.

 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të  Policisë  Shkencore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy