Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas komenteve të këtij të fundit për Policinë e Shtetit dhe rolin e saj në luftimin e kriminalitetit në vend.

 

Sipas Bashës, qeveria e përdor policinë për të mbrojtur lidhjet e saj me krimin, ndërsa shtoi se zgjidhja vjen nëse kjo lidhje shkëputet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka”, deklaroi Lulzim Basha në “Twitter”.