Basha në Kuçovë e Berat: Zgjedhja e Ramës, një aksident

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha në Kuçovë e Berat: Zgjedhja e Ramës, një aksident

Lulzim Basha udhetoi per ne Berat kete te shtune, ku u prit nga dhjetra mbeshtetes te partise demokraikte qe nga Dimali, ne Kucove e ne Berat.

 

Gjate ecjes ne rruget e Beratit, raporton Vizion Plus, kreu demokrati e cilesoi si aksident zgjedhjen e Rames 8 vite me pare.

 

Advertisement

 

8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Edi Rama kryeministër, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim! Në rrugëtimin tim, nga jugu në veri po takoj shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe ne së bashku jemi shpresa dhe jemi forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur.

 

Fillimisht Basha u ndal ne nje ullishte dhe fabrike te perpunimit te ullirit, ku prezantoi dy nga angazhimet e Partise Demokratike pas 25 prillit.

Advertisement

 

 

Ne për fermerin shqiptar do të ndajmë vit pas viti 100 milionë euro mbështetje direkte në bazë të prodhimit dhe kjo vlen për fermerin pra për kultivuesin, për blegtorin vlen edhe për industrinë e argo përpunimit sepse në fund të fund të fundit garancia jeni ju industria e argo përpunimit që këto prodhime të arrijnë në treg.
E do të ndajmë vit për vit 50 milionë euro për infrastrukturën e zhvillimit rural dhe të ushqimit. Çfarë do të thotë ? Do të thotë vaditje, do të thotë kullim, do të thotë energji elektrike, do të thotë rrugët e aksesit, do të thotë rrjeti i tregjeve sepse bëhet prodhimi dhe nuk shkon në treg po kështu ndihmë për përpunimin që nga magazinimi, frigoriferët dhe tek përpunimi.

 

Advertisement

Me pas Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një biznes artizan.

Albana Balla, pronarja e këtij biznesi, u shpreh se xhiroja ditore është në zero për shkak të mungesës së turizmit. Vec kësaj, ajo duhet të paguaj edhe taksat që janë shumë të larta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy