2021 do të jetë viti i ndryshimit. Me këtë mesazh kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua qytetarëve në mbyllje të viti që e përkufizoi si të gjunjëzuar si në sistemin shëndetësor dhe ekonomik për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria. Me gjithë vështirësitë që u përballën qytetarët përgjatë 2020-ës, Lulzim Basha është shpresëplotë për një të ardhme më të mirë përgjatë viti të ri.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD-së

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Teksa po hyjmë në Vitin e Ri, mbushini zemra tuaja me shpresë dhe besim. Largojeni për disa çaste trishtimin e këtij viti që lamë pas dhe mendoni se ditë më të mira na presin, se një e ardhme më e ndritur është përpara nesh.Kemi kaluar një vit të vështirë, por gjithsesi ka shpresë. Shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë, të cilën e kemi vetë në dorë.Ka shpresë për një Shqipëri tjetër. Për një qeverisje ndryshe që kujdeset për qytetarët e punon për ju.Për një qeveri që garanton uljen e kostos së jetës dhe mundëson hapjen e vendeve të reja të punës për çdo qytetar.Ka shpresë për ndryshim dhe gjithçka varet prej nesh për ta bërë atë shpresë realitet.Unë jam plot besim që ndryshimi është i mundur dhe nuk do të ngelet vetëm shpresë.

 

Në veçanti lideri i opozitës iu drejtua të rinjve, me premtimin se dita kur ata nuk do të duan më të largohen nga Shqipëria është e afërt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD-së

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shoh të rinj të talentuar, plot me energji e ide të freskëta, që përpiqen t’ia dalin mbanë me çdo kusht.

Një mesazh të veçantë dua t’ju percjell në këtë fundvit të rinjve dhe të rejave që nga dëshpërimi i pamundësisë presin shansin e parë per t’u larguar. Mos e humbisni kurrë shpresën! Mos u dorëzoni! Asnjëherë mos hiqni dorë nga qëllimet, nga ëndrrat tuaja, sepse një ditë dhe kjo ditë nuk do të jetë e largët, do të gjeni rrugën e suksesit.

Ju shoh dhe jam i sigurt që së bashku do ta bëjmë vitin që vjen, një vit më të mirë për ju dhe për familjet tuaja.

Një vit më të shëndetshëm!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një vit më të suksesshëm!

Do ta kthejmë 2021-in në vitin në të cilin Shqipëria do të jetë e fortë dhe e mbushur me dhembshuri e kujdes për njëri-tjetrin, dhe ku gjithkush të jetë pjesë e ndryshimit që po vjen.

 

Mirënjohja e kryedemokratit Lulzim Basha për 2020-ën shkoi për bluzat e bardha në përballjen me pandeminë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Shumë prej nesh humbën më të dashurit, familjarë dhe miq të çmuar prej koronavirusit, duke lënë pas një boshllëk të pazëvëndësueshëm. Ne i kujtojmë me dhimbje secilin prej tyre. Po ashtu përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e tyre.Teksa i them këto fjalë, ka shumë familje që janë prekur rëndë nga pandemia, spitalet tona janë të mbingarkuara, punonjësit tanë shëndetësor janë duke punuar me mish e me shpirt për të shpëtuar jetë edhe pse në kushte shumë të vështira.Mirënjohja jonë nga thellësia e zemrës shkon sot tek mjekët dhe personelin shendetësor, që po sakrifikon me vetëmohim për të shpëtuar jetë, duke sakrifikuar gjithçka, shpesh edhe vetë jetët e tyre.