Lulzim Basha mesazh shqiptarëve: I babëzituri s’do t’ia dijë për ju, kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrë fund veç kur të bëhem unë kryeministër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lulzim Basha mesazh shqiptarëve: I babëzituri s’do t’ia dijë për ju, kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrë fund veç kur të bëhem unë kryeministër

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama, se e shkatërroi Teatrin Kombëtar, duke përfituar nga pandemia e koronavirusit.

Ai thotë se teksa po i afrohet fundit të qeverisjes ‘Ramavirusi’ ka hequr dorë nga fasada.

Basha akuzon se Rama shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

“I babëzituri nuk do t’ia dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë Ramavirusin”, shkruan kreu i PD.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy