Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Korçë ku po zhvillon takim me demokratët e qytetit juglindor.

 

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se politika në këtë vend ka humbur fytyrën njerëzore. Ai theksoi se tre njerëz kanë kapur karriget dhe nuk interesohen për hallet e qytetarëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot kemi një politikë që ka humbur ndjeshmërinë ndaj njerëzve, fytyrën njerëzore. Shikoni se si ka një garë të shfrenuar për protagonizëm. Tre njerëz që kanë 30 vjet që nuk i ndahen karrigeve të pushteti dhe që nuk kanë të bëjnë me hallet e shqiptarëve që janë kthyer në një dramë. Përse bëhet gjithë ky teatër, aty godasin aty i shkelin syrin njëri-tjetrit. E bëjnë këtë për të maskuar një tjetër dramë të madhe, që është ajo e institucioneve të kapura. Detyra kryesore e këtyre institucioneve është të garantojnë ekonomi, mirëqenie, shpresë. Duhet të largohen nga politika ata që nuk justifikojnë do të pasurinë e tyre. 25 prilli nuk përfaqëson vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve’, tha Basha.