Policia e Fierit ka vënë në pranga katër persona. Të arrestuarit akuzohen se përdornin ambientet e dy lokaleve dhe një hoteli si bazë për ushtrimin e prostitucionit. Personat e vënë në pranga mësohet se janë Nesti Golemaj, Besiko Molishtari, Naxhie Aliaj dhe Tajar Hysenaj, po ashtu dhe pronarë të ambienteve ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.

 

Gjithashtu, janë proceduar penalisht dhe 8 persona të tjerë si të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm. Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 pronarët e lokaleve dhe hotelit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";