Presidenti Bajram Begaj dekretoi pasditen e sotme emërimin e Arben Kingjit në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 

Pas kësaj, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila në një postim në Tëitter, shkruan se do të punojnë së bashku për të vijuar forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Urime  Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri në bashkëpunimin ushtarak, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe globalisht”, shkruan Kim.