Propozim i Ramës/ Presidenti Begaj dekreton shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Propozim i Ramës/ Presidenti Begaj dekreton shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Gjeneral Brigade Arben Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

 

Kingji, i cili u propozua nga kryeministri Edi Rama ka mbajtur deri tani detyrën e e Komandantit të Forcës Tokësore, ndërsa më herët ka drejtuar Batalionin e Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 

Advertisement

Po ashtu ai ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

 

Njoftimi i Presidencës:

 

Advertisement

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

 

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

 

Advertisement

Gjeneral 1brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 

 Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

 

Advertisement

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

 

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës,  dhe në nga Presidenti i Republikës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy