Meta takohet me shefin e Forcave të Armatosura: Ndamë shqetësimin për agresionin rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta takohet me shefin e Forcave të Armatosura: Ndamë shqetësimin për agresionin rus

Presidenti  Ilir Meta është takuar këtë të martë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj.

 

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i shtetit përmes një postimi në “Facebook”, teksa ka zbardhur bisedat që kanë diskutuar, ku në fokus ishte situata rreth Ukrainës.

 

Advertisement

“Sot pata një takim pune mjaft të frytshëm me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj. Diskutuam për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik, të pavarur dhe sovran, si edhe për implikimet që ky kërcënim, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, mund të ketë edhe për mbarë Europën dhe për rajonin tonë. Në këtë kontekst, nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse”, u shpreh Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy