Covid i merr jetën drejtuesit të lartë të ushtrisë shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid i merr jetën drejtuesit të lartë të ushtrisë shqiptare

Covid19 i merr jetën komandantit të Komandës Mbështetëse, Gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Ministri I Mbrojtjes, Niko Peleshi nëpërmjet një postimi në facebook.

Sallaku i lindur në Durrës vdiq në moshën 55 vjecare.

Ai mbajti një sërë detyrash të rëndësishme në ushtri brenda vendit dhe jo vetëm .

Advertisement

Në mars 2019 mori detyrën e komandatit të Komandës Mbështetëse.

 

 

Njoftimi i Niko Peleshit

Advertisement

 

Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Gjeneral Sallaku u bë një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.

Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.

Advertisement

Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy