Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, vizitoi Tiranën, ku u prit nga homologu i tij Bajram Begaj.Pas takimit dy presidentet dolen ne konferencë për shtyp .
Kreu i shtetit austriak u ndal tek pasaportat e arta, që edhe pse është një nismë e pezulluar nga qeveria, theksoi se Shqipëria duhet të ndjekë të gjitha udhëzimet e Bashkimit Evropian.
PRESIDENTI I AUSTRISE
ALEXANDER VAN DER BELLEN
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Këtu kemi shpresë për rezultate të mira pas bisedimeve të mira.Më bie ndërmend sa i përket Shqipërisë vetëm çështja e pasaportave të arta, që qeveria ka vendosur ta lërë pezull. Nuk është një proces për të cilin është marrë një vendim. Mendoj që Shqipëria do ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane”
Ndërsa presidenti begaj falenderoi homologun austriak per mbeshtetjen ne rrugen e integrimit te shqipeise drejt bashkimit europian.
PRESIDENTI I SHQIPERISE
BAJRAM BEGAJ
I përcolla Presidentit Van der Bellen vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ku përfshihet mbështetja politike, ekonomike, infrastrukturore e mbi të gjitha mbështetja për reformën në drejtësi.Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm aktiv në mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë; veçanërisht për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Presidenti i Austrise iu drejtua me nje mesazh edhe deputeteve ne parlament ku serish ne fokus ishin reformat e Shqiperise dhe rrugat drejt integrimit.
