Veliaj pret deputetët dhe senatorët italianë: “Italia, avokatja më e mirë e Shqipërisë në Bashkimin Europian”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj pret deputetët dhe senatorët italianë: “Italia, avokatja më e mirë e Shqipërisë në Bashkimin Europian”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një delegacion të Parlamentit dhe Senatit Italian, që ndodhe për vizitë zyrtare në vendin tonë. Gjatë bisedws, Veliaj vlerësoi kontributin e Italisë si avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

Advertisement

 

“Sa më shumë bëjmë, aq më shumë duam të bëjmë, jo vetëm në çështje të kulturës apo të ekonomisë, ku me mbi 30% e bilancit tregtar e kemi me Italinë, si partneren tonë kryesore në të gjitha shkëmbimet ekonomike, por besoj se mund të bëjmë edhe më shumë në marrëdhëniet mes qyteteve dhe këshillave bashkiakë. Ashtu siç kemi disa histori të suksesshme bashkëpunimi, siç është “Eco Tirana” apo ndërmarrje të përbashkëta që i kemi me Italinë, besoj se mund t’i forcojmë këto ura.”

 

Deputetja Francesca Gerardi dhe senatori Manuel Vescovi nënvizuan rolin e rëndësishëm që komuniteti shqiptar luan në Itali, ku edhe është integruar më së miri.

Advertisement

 

MANUEL VESCOVI

SENATOR NE ITALI

 

Advertisement

“Kam fatin që në qytetin tim ka edhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh – pothuajse 20 mijë qytetarë, sa një qytet i vogël. Komuniteti shqiptar në Itali është integruar mjaft mirë, kanë krijuar disa sipërmarrje, janë shumë frytdhënës edhe për qytetin tonë. Përpjekjet e mia janë që edhe Shqipëria të hyjë në Evropë”

 

Gjatë bashkëbisedimit u nënvizua rëndësia për mbështetjen e start up-eve dhe rolit ndërkombëtar të Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy