Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot nga foltorja e Kuvendit duke sulmuar qeverinë.

 

Berisha hodhi akuza se qeveria po u vjedh paratë shqiptarëve në këtë moment krize. Ish kryeministri  u shpreh se qeveria duket sikur po i ndihmon shqiptarët, por në fakt i ka futur duart thellë në xhepat e tyre dhe po u merr paratë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dëshiroj të futet në rendin e ditës një anketë e re e narkoqeverisë e cila bazohet në pyetësorin e 1.2 milionë shqiptarëve, Kjo anketë e re dëshmon se qytetarët mendojnë se qeveria është bërë një me grupet mafioze të spekulimit, dhe e tërë platforma e shpallr për kontrollin e çmimeve është kryekëput platformë për grabitjen e qytetarëve. Shkoni bisedoni me furrëpjekësat, shkoni bisedoni me pastiçierët, barmenët, çfarë thonë? Sot çdo shqiptar sheh këtu një grup shushunjash që ju janë vërsulur në xhepat e tyre dhe po u thithin gjakun, dhe nga ana tjetër u deklarojnë se po u lumturojnë. Po u jepni vetëm thërrimet e atyre parave që po u vidhni”, tha Berisha.