“Ka udhëtuar me charter privat, për qejfet e veta”/ PD akuza Ramës: Po shpërdoron paratë e shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ka udhëtuar me charter privat, për qejfet e veta”/ PD akuza Ramës: Po shpërdoron paratë e shqiptarëve

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka udhëtuar pak ditë më parë me charter privat ‘për qejfet e veta’.

 

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Orjola Pampuri akuzoi Ramën se po shpërdoron paratë e shqiptarëve, teksa thekson se në një udhëtim me charter harxhohen 120 mijë euro vetëm për karburant.

 

Advertisement

“Në një kohë kur Shqipëria është vendi me i korruptuar në Europë, kur shqiptarët kanë nivelin më të lartë të varfërisë, paguajnë çmimet më të larta dhe marrin pagat më të ulëta, Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve. Vetëm disa ditë më parë, Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve por për qejfet e veta. Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve për të pastruar imazhin e tij të zi si njeriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, si njeriu që veshi me pushtet kriminelët dhe që ka shndërruar në sistem shitblerjen e votës. Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve”, thotë Pampuri.

 

Ajo i ka drejtuar edhe disa pyetje Ramës, teksa kërkon transparencë.

 

Advertisement

“Sot në emër të gjithë shqiptarëve paratë e të cilëve po i vjedh e shpërdoron, i drejtojmë këto pyetje kryeministrit: A përdore charterin privat për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”? Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi? Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës? Shqiptarët sot kerkojne përgjigje dhe transparencë! Me lekët e kujt bredh Edi Rama në resortet më luksoze të Europës? Kush ka firmosur për udhëtimet e tij? Kush i ka paguar ato? Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”, shprehet Pampuri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy