Ish kryeministri Sali Berisha është nisur drejt stadiumit Air Albania ku do të mbahet Kuvendi i thirrur prej tij.

 

Para mediave Berisha tha se asgjë nuk i pengon djemtë dhe vajzat e PD për t’u bashkuar në rithemelimin e PD. Berisha theksoi se Kuvendi merr vendimet e veta ndërsa kreun e PD e cilësoi të pakallur që jep mesazhe turpi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në historinë e lirisë së këtij kombi. Triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar në rithemelimin e PD. Mesazhi më i bukur që ata i dërgojnë sot shqiptarëve kudo ku janë. Miqve tanë në Europë dhe botë. Ai është prej kohësh një i pakallur. Por kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët.”, tha Berisha.