Nga Përmeti, lideri historik i së djathtës iu ka bërë thirrje demokratëve të lënë pas ndasitë e të shkuarës. Sipas Berishës, njeriu që krijoi krizën në parti, Lulzim Basha dha dorëheqjen, dhe tani është koha për një epokë të re.

 

Në fjalën e tij para demokratëve, Berisha gjithashtu paralajmëroi nisjen e një vale protestash në të gjithë vendin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të ngrihemi si parti në misionin e madh opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga një regjim i bazuar në krimin, vjedhjen e qytetarëve, varfërimin e tyre, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. S’ka mision më të madh se sa ky mision përmbushet para së gjithash duke u bashkuar, duke bashkuar cdo kontribut, duke qëndruar të pamposhtur si opozitë e vërtetë, duke hapur partinë drejt prurjeve të reja. Në këtë mënyrë ne do mbjellim shpresën e cila është jetike për shqiptarët sot. Do mbjellim besimin tek qytetarët shqiptarë, demokratë, ne i arrijmë qëllimet nëse njohim përgjegjësitë tona. Arrijmë qëllimet tona duke njohur gabimet tona. Unë i pari kam kërkuar ndjesë e i kam njohur ato në mënyrë të përsëritur.”