Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi  banoret e Fushe-Alies ne Diber te mbeshtesin kandidatin e koalicionit “Shtepia e Lirise” si e vetmja rruge per te sjelle te djathten ne pushtet.  Gjate takimit Berisha akuzoi shumicen socialiste se e ka perbuzur Dibren ne keto vite.

 

Me heret Berisha takoi fermeret e Dibres te cileve u premtoi mbeshtetje per bujqesine kur partia demokratike te vije ne pushtet. Ish-kreu i PD, Berisha beri pergjegjes qeverine Rama per situaten ku ndodhen fermeret shqiptare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 “Pse është rritur çmimi i plehrave kimike, ilaçeve të bletëve? Sepse janë monopol, tregtinë e këtyre e kanë njerëz të qeverisë dhe bëjnë çtë duan. Pse Shqipëria ka çmimin e naftës më të lartë në Europë sa Suedia e Zvicra? Sepse Edi Rama me importuesit ndan fitimet, vendos taksë pas takse. Ka nxjerrë tani edhe taksën e kontrollit mbi pompa, po dyfishohet, dhe kjo është rritje e çmimit për ju dhe shqiptarët.”

 

Ish-kryeministri u ka bere apel dibraneve te mos votojne kandidatin e Bashes, duke theksuar se do te ndihmojne vetem qeverine “Rama”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 “Siç u provua, ai që drejtonte opozitën ishte një arrë me vrimë. Arra me vrimë, siç e dini ju, as nuk hahet, as nuk mbillet. Nuk ia ka fajin asnjë njeri.  U bëj thirrje demokratëve të Dibrës: mos përdorni votën kundër të djathtës se ai nuk fiton gjë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berisha ka perseritur se dibranet duhet te votojne premtim Kryemadhin si I vetmi perfaqesues I demokrateve ne 6 mars.