Është shtyrë për në datën 25 tetor seanca për regjistrimin e statutit të Partisë Demokratike të përfaqësuar n ga Lulzim Basha.

 

Ka qenë përfaqësuesi ligjior Indrit Sefa ai i cili ka deklaruar se “Rithemelimi” nuk duhet të jetë palë në proces, por Çlirim Gjata ka thënë se ka qenë grupimi i Bashës ai që hyri si palë e tretë, kur çështja për vulën dhe logon ishte në Apel.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këta hynë si palë e tretë në Apel. U pranuan si palë. Ndërsa tani, ankohen pse duam të behemi pjesë si palë e tretë. Unë vlerësoj qëndrimin e gjykatës, që po e shqyrton këtë ccështje pa vonesë, sepse iu intereson edhe ketyre  Nëse këta duan ta zvarrisin, ok pastaj”, tha përfaqësuesi i Rithemelimit Çlirim Gjata.

 

Por gjyqtari i çështjes Niko Rrapi ka pyetur Çlirim Gjatën sa kohë iu  duhet për të bërë prokurorën e përfaqësimit konform ligjit. Gjata kërkon kohë deri të mërkurën e ardhshme

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këto kushte,  Gjykata vendos që seanca e radhës do të zhvillohet në datën 25 tetor ora 10:00

 

Gjykata ju bëri thirrje palëve që të mos zvarritet procesi dhe të marrim masat që të respektohet natyra proceduriale nga ana e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";