Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet seanca ndaj Mediut, familjarët do të jenë palë në proces

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet seanca ndaj Mediut, familjarët do të jenë palë në proces

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish gjyqin ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për dosjen “Gërdeci”.

 

Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më datë 22 qershor.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, GJKKO ka pranuar dhe kërkesën e familjarëve të viktimave të Gërdecit për të qenë palë në proces, kërkesë e cila më herët iu ishte refuzuar.

 

Ish ministri Fatmir Mediu akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy