“Gërdeci”/ Shtyhet seanca ndaj Mediut, avokati i familjarëve të viktimave: Gjykata do që t’i bie shkurt çështjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gërdeci”/ Shtyhet seanca ndaj Mediut, avokati i familjarëve të viktimave: Gjykata do që t’i bie shkurt çështjes

Gjykata e Posaçme ka shtyrë gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

 

Nga ana tjetër, familjarët kanë përsëritur kërkesën e tyre për të qenë të pranishëm gjatë seancës gjyqësore.

 

Advertisement

“Sot gjykata vazhdoi me të njëjtën mënyrë duke mos na lejuar të jemi pjesë e procesit. Kërkesa vinte nga 6 persona, të gjithë me statusin e personit që kanë humbur një familjar të tyre, 4 janë plagosur rëndë, janë të dëmtuar të shumëfishtë. Gjykata nuk e mori në konsideratë, vazhdoi duke thënë se e kemi thënë herën e kaluar që s’do behën pjesë. Një vendim të zbardhur nuk ka. Ende nuk e dimë pse nuk jemi pjesë e procesit, ligji e thotë qartë që duhet të jemi. Është ende e kuptueshme përse po vepron në këtë mënyrë situata. Arsyeja që më vjen ndërmend është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje, kemi studiuar dosjen që prej 15 vjetësh, gjykata mesa duket do që t’i bie shkurt çështjes dhe nuk ka do nëpër këmbë. Është e disata herë që ndodh”, deklaroi avokati.

 

Zamira Durda, familjare e një prej viktimave edhe në këtë seancë ka kërkuar vënien para drejtësisë së autorëve të ngjarjes, duke kërkuar përgjigje për vdekjen e të birit.

 

Advertisement

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu,  është nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit, ku mbetën të vdekur 28 persona. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy