Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me bisedat e publikuara në rrjete sociale, ku disa efektivë gjatë bisedës së tyre shkelin etikën e komunikimit. Në një njoftim policia sqaron se shefi i Krimeve në Komisariatin nr.1 të Tiranës është pezulluar nga puna për një periudhë 30 ditore.

 

“Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

 

 

Në media kanë qarkulluar komunikime të efektivëve në grupin e chatit të komisariatit nr.1, ku shefat në komunikimin e tyre flasin me komente seksiste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";