Të dehur në timon/ Policia Rrugore pezullon 275 leje drejtimi, arrestohen 35 shoferë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të dehur në timon/ Policia Rrugore pezullon 275 leje drejtimi, arrestohen 35 shoferë

Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 275 leje drejtimi dhe janë arrestuar 35 shoferë, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

 

Në një njoftim, policia bën me dije se janë bllokuar edhe 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja.

 

Advertisement

Policia Rrugore e Tiranës

 

Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.  

 

Advertisement
  • Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 1 rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

 

  • 2 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.

 

  • 35 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

 

  • 275 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

Advertisement
  • Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

 

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy