Shoferë të dehur në timon/ Arrestime dhe heqje patentash nga policia rrugore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shoferë të dehur në timon/ Arrestime dhe heqje patentash nga policia rrugore

2 drejtues mjetesh janë arrestuar në gjendje të dehur nga Policia gjatë kontrolleve mbrëmjen e të premtes në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë.

Po ashtu janë pezullur 6 patenta, dhe janë gjobitur 37 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Njoftimi i Policisë:

Advertisement

Masa të shtuara për sigurinë rrugore përgjatë fundjavës.

Policia Rrugore e Tiranës vijon pandërprerë monitorimin e qarkullimit me radarë e alkooltestues në rrugën  interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i monitorimit me radar në aksin Sauk – Teg konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 11 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, që varionin 133 km/h deri në 170 km/h, ku drejtuesve të automjeteve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 muaj deri në 12 muaj, pasi disa prej tyre ishin shkelës disa herë të rregullave të qarkullimit rrugor.

 Gjithashtu, u konstatuan dhe 10 raste me shpejtësi nga 116 km/h deri në 126 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili.

Advertisement

 Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë pezulluar 6 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 16 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy