Partia Socialiste është distancuar nga thirrja e socialistëve, Alqi Bllako dhe Armando Subashi në SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve.

 

Në një deklaratë për mediat, deputeti Eduard Shalsi deklaroi se qëndrimi i PS është i qartë, dhe se nuk bëhet mburojë e askujt që ka probleme drejtësinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E thashë që ne jemi iniciuesit e reformës në drejtësi, kemi deklaruar qartazi që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin. Këtë e kemi dëshmuar me vepra, ndryshe nga kohët kur prokurorët shantazhoheshin, gjykatësit anatemoheshin, apo gjuha krejtësisht e palejueshme e Sali Berishës. Kemi dy kohë, njërën kur pengohej drejtësia të bënte punën e saj, dhe tani që drejtësia inkurajohet të bëjë punën e saj. Qëndrimi ynë është i qartë dhe i paekuivokë, mbështesim vetëm drejtësinë.”