31-vjetori i themelimit të PD/ Arbi Agalliu: PD, jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as e Berishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
31-vjetori i themelimit të PD/ Arbi Agalliu: PD, jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as e Berishës

Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu shpërndau një mesazh me rastin e 31 vjetorit të themelimit të kësaj force politike.

 

Agalliu nuk ka lënë pa shigjetur në këtë ditë të rëndësishme për demokratet edhe Sali Berishën.

 

Advertisement

PD, shkruan Agalliu,  lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.

 

 

Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njëriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane. Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, largë interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy