Reshjet e borës që kanë përfshirë edhe Qarkun Dibër, pritet të sjellin dëme në frutikulturë

Bora ka mbuluar gjithë bashkine e Dibrës ndërsa në bashkitë e tjera ka rënë në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Sa i përket Bashkisë Dibër trashësia e borës varion nga 5 deri në 15 centimetra në zonat e thella malore, ndërsa nuk raportohet të ketë probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve në drejtim të qytetit të Peshkopisë.

Ajo që specialistët e bujqësisë ngrenë me shqetësim janë pasojat që mund të ketë në frutikulturë, kryesisht tek pemët frutore që kanë lulëzuar si kumbulla, pjeshka, thana etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teksa temperaturat gjatë natës pritet të zbresin nën 0 gradë celsius, ngricat mund të rrisin dëmin në frutikulturë. /vizionplus.tv