Bora mbulon Dibrën, akulli dhe rrëshqitjet e dherave bllokojnë rrugët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bora mbulon Dibrën, akulli dhe rrëshqitjet e dherave bllokojnë rrugët

DRITAN KURTI – GAZETAR

Prej pasdites të së hënës i gjithë qarku Dibër është përfshirë nga moti i keq. Në zonat nën 400 metra mbi nivelin e detit ka pasur reshje shirash ndërsa mbi 400 metra reshje dëbore. Probleme janë shkaktuar në rrugë në lëvizjen e banorëve.

 

Aksi Qafë Bualli – Krasët prej orësh të tëra u bllokua për shkak të rënies së një masivi shkëmbor. si rrjedhojë u paralizua i gjithë qarkullimi i automjeteve që udhëtonin në drejtim të Burrelit apo Bulqizës.

Advertisement

 

Kemi që në orën 7 që rrimë presim këtu për të kaluar pasagjerët, por u bllokua rruga që u shemb. Askush nuk është interesuar për të ardhur. Nuk kalohet më këmbë jo më me makinë.

 

Rruga u bë e kalueshme vetëm pas ndërhyrjes së autoriteteve.

Advertisement

Ndërkohë probleme nga rrëshqitja e dherave u shkaktuan dhe në segmentin nacional Peshkopi – Kukës, i cili gjithashtu për disa orë mbeti i bllokuar.

Vështirësi në qarkullimin e makinave pati dhe në qarkun e Elbasanit si dhe zonat malore të Korçës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy