Reshjet e dendura të borës bllokojnë aksin që të çon në Dardhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e dendura të borës bllokojnë aksin që të çon në Dardhë

Bllokohet aksi nacional drejt fshatit turistik të Dardhës. Dendësia e lartë e borës ka bërë që të bllokohet rruga, për shkak se lartësia po arrin mbi 15 cm në majë të Bigllës.

 

Mjetet e turistëve që i janë drejtuar Dardhës kanë mbetur të bllokuar në afërsi të pistës së skive. Pritet ndërhyrja e borëpastrueses për normalizimin e situatës.

 

Advertisement

Probleme janë krijuar nga ato mjete që nuk kanë qenë të pajisura me zinxhirë. Ato kanë hapur krahun.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy