Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ka qenë sot në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

 

Në fjalën e tij Borrell është shprehur se Shqipëria tashmë I ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme që të integrohet në BE. Ai theksoi se Shqipëria do të ketë mbështetjen e tij deri në fund të rrugëtimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave dhe unë e mbështes punën që bëhet dhe do të mbështes ecurinë e hapjes së negociatave. Më lejoni të them se unë dhe kolegët e mirë dhe komisioneri Oliver jemi të përkushtuar që ka të bëjë me stabilitetin rajonal dhe sot më shumë se kurrë duhet që të përkrahim evropianët e bashkuar. Nuk mund të them diçka që mundtë më angazhojë mua se nuk varet prej meje por ne po bashkëpunojmë sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë Borrell.