A do të hapen negociatat për Shqipërinë? Leskaj: Detyrat duhet t’i bëjmë për vete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A do të hapen negociatat për Shqipërinë? Leskaj: Detyrat duhet t’i bëjmë për vete

Shqipëria i ka bërë detyrat mjaftueshëm, aq sa për të merituar mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Në këtë përfundim arriti ish-ministrja Valentina Leskaj.

 

Megjithatë, përballë moderatores Pranvera Borakaj në studion e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Leskaj shtoi se kushtet si fillim vendi ynë duhet t’i plotësojë për vete.

 

Advertisement

“Ka qenë shumë e qartë dhe është shumë i freskët edhe qëndrimi i BE: Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe problemi nuk është te Shqipëria. Problemi dihet që është te Maqedonia e Veriut, është problem me Bullgarinë. Ky nuk është rasti i parë në Ballkan që ka probleme dhe pengesa për çështje të tilla. Unë kam parasysh anëtarësimin në NATO. Maqedonia e Veriut mbeti 10 vjet peng i mosmarrëveshjeve me Greqinë. Shqipëria aktualisht është gati. Por për mua nuk është shumë e rëndësishme nëse konfereca hapet tani apo në tetor. E rëndësishme është që ne t’i kemi bërë të gjitha gjërat. Ne i kemi bërë deri në këtë fazë se nuk ta jep për hatër asnjë vend i BE-së mundësinë e hapjes, për sevapë. BE-ja nuk do të importojë ca probleme të tjera brenda Bashkimit Evropian. E rëndësishme është që ne t’i bëjmë gjërat për veten tonë dhe t’i bëjmë të qëndrueshme. Sa më shpejt, aq më mirë, por ndërkohë që këtu po punohet, kryesorja është të jemi në standardet e një vendi të BE-së.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy