Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, pronarët e tre koncesioneve të  inceneratorëve kanë mohuar çdo akuzë të ngritura nga prokuroria e posaçme.

 

Përmes avokatëve mbrojtës, ata pretenduan nga arratia se në kushtet kur vendi ishte në një emergjencë mjedisore, përshpejtimi i procedurave për të fituar koncesionet nuk nënkupton përfshije në evasion fiskal, pasi procedurat janë kryer konform ligjit me vendime të këshillit të ministrave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E në këto kushte ata kërkojnë gjykim të shkurtuar, pra gjykim me faktet e deritanishme që prokuroria speciale ka grumbulluar.

 

Ndërkohë, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, Gjykata e Posaçme ka marrë të pandehur edhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, i cili më herët akuzohej vetëm për djegësin e Fierit, duke rënduar më tepër pozitat e tij para ligjit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SPAK ka kërkuar për Bllakon që krahas masës së sigurimit “Arrest në burg” që ka ai tashmë për inceneratorin e Fierit, t’i shtohet po e njëjta masë sigurmi personal edhe për Elbasanin. Diccka e tillë është refuzuar nga Gjykata e Posaçme, duke e detyruar Prokurorinë t’i drejtohet Apelit të posaçëm.

 

Kjo gjykatë pritet të shpallë nesër vendimin e saj për ish deputetin socialist.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";