Skandali i Inceneratorëve/ Shpallen në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto dhe Stela Gugallja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandali i Inceneratorëve/ Shpallen në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto dhe Stela Gugallja

Shpallen në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana,  Stela Gugallja dhe Klodian Zoto te akuzuar per skandalin e inceneratoreve.

 

Policia e Shtetit me kerkese të SPAK ndermori kete hap pasi deshtoi gjetja e tyre pas kontrolleve brenda Shqiperise.

 

Advertisement

Kerkesa per shpalljen e tyre ne kerkim nderkombetar u be me kerkese te SPAK  pas deshtimit për ti arrestuar.

 

Autoritetet kane kryer një sërë kerkimesh në vendin tonë, dhe tashme i nxjerrin ne listen e Interpolit.

 

Advertisement

Për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, janë në kërkim Stela Gugallja, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k si edhe Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

 

Këta persona akuzohen se kanë pastruar para dhe kanë dhënë ryshfet në drejtim të Lefter Kokës, ish-Minister i Mjedisit aktualisht i arrestuar, me qëllim sigurimin e lejes për ndërtimin e inceneratorit për të gjeneruar më pas fatura fiktive duke u vjedhur shtetit rreth 3.6 milion euro.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy