Ish anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka folur lidhur me vettingun e politikanëve, të propozuar nga Partia Demokratike.

I ftuar në “Quo Vadis”, Bozdo theksoi se ky propozim është bërë në çastin e gabuar e thënë nga gojë të gabuara. Sipas tij, PD duhet të ketë prioritete të tjera pasi brenda partisë ka probleme shumë më të mëdha.

“Edhe sikur të ishte i ndershëm si propozim, është në çastin e gabuar nga gojët e gabuara sepse PD ka një nevojë të thellë gjithmonë e më të madhe për të parë nga vetja e për të kuptuar ç’po ndodh. Kemi problem shumë të madh në parti dhe ky është momenti më i keq. Ta vësh në gojën e tyre që propozohet kuptohet që dyshimi është shumë i madh. Edhe sikur të ishte e ndershme është e gabuar në këtë cast, PD duhet të ketë prioritete të tjera. Kjo që ajo propozon, është pothuajse e pamundur për tu realizuar”, u shpreh Bozdo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";