Përçarjet brenda PD/ Bozdo: Një sherrnajë e këtij niveli nuk i bën nder PD, shqiptarët duan rotacion me njerëz të besueshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përçarjet brenda PD/ Bozdo: Një sherrnajë e këtij niveli nuk i bën nder PD, shqiptarët duan rotacion me njerëz të besueshëm

Enno Bozdo, ish anëtar i kryesisë së PD ka folur lidhur me situatën e Partisë Demokratike  dhe përçarjet brenda saj.

Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Bozdo u shpreh se PD ka nevojë për një rikonceptim tërësor të saj në mënyrën e të bërit opozitë.

“Mendoj se PD ka nevojë për një rikonceptim tërësor të saj në mënyrën e të bërit opozitë. Të tjera fytyra në front të parë, kauza të tjera që janë të ngulitura fort në konceptin e qendres së djathtë”, u shpreh Bozdo.

Ai theksoi se demokratëve u intereson se me çfarë njerëzish do të përballen me Kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij. Sipas Bozdos, “sherri” mes Berishës dhe Bashës ul besimin e qytetarëve ndaj PD.

Advertisement

“Cdo demorkati të ndershëm i interson se me çfarë PD do të përballemi me Edi Ramën me qeverinë e tij. Me çfarë njerëzish do të shkojmë atje, kjo është thelbësore. Një sherrnajë e këtij niveli jo vetëm nuk i bën nder PD, por ul edhe besimin e saj. Ne ende nuke dimë çfarë ka ndërmemd të bëjë Berisha, është herët për të folur për të si drejtues i ardhshëm i PD. Ajo që kemi artikuluar gjithmonë kanë qenë që PD duhet të ngrejë një model të ndryshëm të të qenurit të saj, një model që tejkalon jo vetëm Berisha por edhe zotin Basha.
Shqiptarët duan rotacion me njerëz të besueshëm nuk duan ta shohin PD në këtë situatë. Me këtë iniciativë të Berishës është hapur një debat për të ardhmen e PD”, theksoi Bozdo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy