Deputeti i PD, Gazmend Bardhi  ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri, Sali Berisha, për ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

 

Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi Bardhin se braktisi Arbër Paplekajn, i cili ishte pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, për arsye që të mbyllej hetimi dhe të shpëtonte vetem.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmes një postimi në “Twitter”, Bardhi i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit duke i kërkuar që të presë përfundimin e hetimeve dhe për të kuptuar se ai nuk braktis askënd.

 

“Babi Zenit” të pres me qetësi përfundimin e hetimit, dhe do kuptojë që unë as braktisë e as mohoj askënd. Ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit. Unë nuk jam “Babi i Zenit”, që nuk e njeh baxhanakun e tij për të mbrojtur Zenin!”, shkruan Bardhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";