Bardhi i përgjigjet Berishës: Të vendosin deputetët nëse duan apo jo një “non grata” në grup

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi i përgjigjet Berishës: Të vendosin deputetët nëse duan apo jo një “non grata” në grup

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se do të marrë pjesë mbledhjet e grupit parlamentar.

 

Sipas tij, deputetët duhet të kenë të drejtë të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur non grata nga SHBA duhet të jetë apo jo pjesë e grupit.

 

Advertisement

“Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti. Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet. Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa pyet dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy