Në samitin e Sofjes u miratua ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal, që përfshin Shqipërinë, Bosnjë & Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, dhe synon të krijonë një rajon më konkurrues e tërheqës dhe më afër tregjeve të BE-së.

Sekretarja  e Pergjithshme e Keshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu theksoi se nga sot fillon një fazë e re e integrimit ekonomik rajonal.

 

“Në emër të RCC, unë jam e nderuar, për pjesën e punës që bëmë në formësimin e këtij dokumenti. Zhvillimi i Tregut të Përbashkët Rajonal nuk ishte një udhëtim i thjeshtë, por ia vlejti mundimi. Ai eshte një plan i bazuar në katër liritë, sikundër Tregu i Vetëm ië BE-së, i forcuar me Investime, Digjitale, Industri dhe Inovacion. Qeveritë e BP6 janë autorët dhe ata që do e bëjnë realitet Tregun e Përbashkët Rajonal. Plani fuqizon lëvizjen e lirë të njerëzve në rajon, i mundëson komunitetit të biznesit të provojë potencialin e një Tregu të Përbashkët të bazuar në modelin e Tregut të Vetëm të BE-së, aftësimin e krahut të punës sipas tendencave të tregut të punës, zhvillimin digjital dhe inovacionin.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rritja e rajonit parashikohet të bjerë në -5.1%. Rënia e PBB-së në tremujorin e dytë të këtij viti është goditëse, në disa raste deri në -20%, kryesisht për shkak të kolapsit në turizëm. Ndërkohë që nëse hiqen barrierat ndërmjet vendeve të BE, parashikohet një rritje ekonomike me 6.7% PBB-në në rajon.