Liderët e BE mblidhen në Sofje/ Miratohet tregu rajonal, lëvizja në Ballkan me kartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Liderët e BE mblidhen në Sofje/ Miratohet tregu rajonal, lëvizja në Ballkan me kartë

Ka nisur paraditen e kesaj te marte punimet Samiti i Sofjes, i cili për shkak të pandemisë së koronavirusit po zhvillohet online.

 

Samiti që është pjesë e procesit të berlinit është çelur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila gjithashtu do të mbyllë punimet me një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrat e maqedonisë së veriut dhe bullgarisë.

 

Advertisement

Pjesë e samitit janë presidenti francez Macron, kryeministri i italisë Conte, kryeministri i Greqisë dhe liderët e vendeve të rajonit. 6 liderët e ballkanit perëndimor do të firmosin nje deklarate ku angazhohen per ndertimin e nje tregu te perbashket rajonal.

 

Gjithashtu ata do te miratojne levizjen vetem me karte identiteti te të gjithë qytetarëve të ballkanit, ku përfituesit më të mëdhenj janë kosovarët.

 

Advertisement

Samiti i ardhshëm do të mbahet në berlin në vitin 2021.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy