Prej më shumë se 48 orësh po punohet për të gjetur 61 vjeçarin Muharrem Plaku i cili dyshohet të jetë i bllokuar në thellësi të nëntokës në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.

61 vjeçari me profesion teknik mësohet se paraditen e të mërkurës ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor.

Sipas specialistëve shembja ka qenë e madhe çka ka bërë që Muharrem Plaku të mbetet i bllokuar.

Ekspertët e AKSEM të cilët janë autoriteti i vetëm për ndërhyrje në të tilla raste, vijojnë të mos japin asnjë informacion sa i përket avancimit të punës në vendin ku dyshohet se është bllokuar tekniku 61 vjeçar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë familjarët e Muharrem Plakut nuk kanë lëvizur për asnjë moment nga dera e galerisë me shpresën se ai do të nxirret i gjallë.