Ende asnjë gjurmë për teknikun e bllokuar në një galeri në Bulqizë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ende asnjë gjurmë për teknikun e bllokuar në një galeri në Bulqizë

Prej më shumë se 24 orësh një 61 vjeçar me profesion teknik është bllokuar në një nga galeritë e zonës D në minierën e Bulqizës.

Mësohet se Muharrem Plaku ka qenë duke bërë gati frontin e punës për minatorët për shfrytëzimin e kromit, por dyshohet se një masiv i madh inertesh e ka bllokuar.

Burime pranë Autoritetit Kombëtar të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera bëjnë të ditur se shembja ka qenë pingule në një gjatësi mbi 25 metra. Kjo sipas tyre faktohet nga materiali i rënë i cili është pothuajse i njëjtë me atë të sipërfaqes së tokës.

Fati i teknikut 61 vjeçar Muharrem Plaku ende nuk dihet, ndërsa prej më shumë se 24 orësh vijojnë kërkimet, duke nxjerrë jashtë matetialin e shembur në thellësi.

Advertisement

Në vendin e ngjarjes janë drejtues të AKSEM dhe policia e Bulqizës. Ndërkohë kolegët e 61 vjeçarit që dyshohet të jetë bllokuar në nëntokë po punoj me nxjerrje të materialit shkëmbor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy