Greqia dhe Shqipëria, me vendimin për të referuar caktimin e kufijve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre bilaterale tha Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Ky vendim është shembullor në atë se si çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen kur të dy palët janë përqendruar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, tha Nikos Dendias në mesazhin e tij.

Dendias mori pjesë në një organizim të zhvilluar online  nga ELIAMEP në bashkëpunim me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur Shqipëri (OSFA), mbi marrëdhëniet Greko-Shqiptare.

Në nisje të fjalës së tij, Dendias përmendi lidhjet historike midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe kontributin e Minoritetit Kombëtar Grek, po ashtu edhe atë të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe prosperojnë në Greqi, në krijimin e një ure të qëndrueshme miqësie midis dy vendeve, shkruajnë mediet vendase. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Jashtëm përsëriti gjithashtu se Greqia mbështet perspektivën Evropiane të Shqipërisë, ndërsa përmendi gjithashtu dhurimin e 20,000 vaksinave për të trajtuar covid-19.