Ministri i Jashtëm grek takon krerët e shtetit në Kosovë: Forcojmë marrëdheniet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Jashtëm grek takon krerët e shtetit në Kosovë: Forcojmë marrëdheniet

Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias vizitoi këtë të premte Prishtinën.

 

Ai u prit në aeroportin “Adem Jashari” nga homologia kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla. I pyetur nëse Greqia do të njohë Kosovën shtet, Dendias u përgjigj shkurt:

 

Advertisement

NIKOS DENDIAS

MINISTER I JASHTEM I GREQISE

“Nuk është çështje shprese, por një çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Ne jemi fqinj dhe jemi shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu për paqen dhe stabilitetin në rajon.”

 

Advertisement

Dendias u takua me kryeministrin Avdullah Hoti. Pas takimit me anë të një postimi në Tëitter, ministri i jashtëm grek theksoi se temë e bisedimeve ishin zhvillimet në ballkanin perëndimor, dhe dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.  Ndërsa kryeministri Hoti sqaroi se takimi me Dendias ishte i shkëlqyer. Hoti u shpreh në Tëitter “se kjo vizitë e ministrit grek, është një hap tjetër i thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe politike të të dy vendeve”.

 

Dendias zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanin.Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pas Kosovës Dendias udhëtoi drejt Serbisë, ku pritet të takohet me presidentin Aleksandër Vucic.

Ministri i Jashtëm grek takon krerët e shtetit në Kosovë: Forcojmë marrëdheniet shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy