Gabriel Esobar i dërguari SHBA për Ballkanin Perëndimor ka komentuar për herë të parë çështjen McGonigal.

 

Escobar në një komunikim me gazetarët ka thënë se marrëdhënia Shqipëri- SHBA nuk është dëmtuar aspak prej çeshtjes McGonigal pasi kjo mbetet për tu hetuar nga FBI, madje ka shtuar se Shqipëria ka ndihmuar shumë gjatë Këshillit të sigurimit .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shqipëria  është aleate e NATOS  dhe pjesë e këshillit të sigurimit, çështja MC Gonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI.  DASH nuk është pjesë e atyre hetimeve”, tha Escobar, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë.