Çështja “McGonigal”/ Berisha: Rama i përfshirë në aferën më të zezë të kohërave, është fakt i pakontestueshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çështja “McGonigal”/ Berisha: Rama i përfshirë në aferën më të zezë të kohërave, është fakt i pakontestueshëm

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar, ku një nga çështjet kryesore të diskutimit është ajo e arrestimit të McGonigal, ish-gjentit të FBI-së.

 

Berisha në fjalën e tij ka akuzuar Edi Ramën, duke thënë se është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave, duke iu referuar “çështjes McGonigal”.

 

Advertisement

Berisha thotë se bashkëpunëtorë të Ramës në këtë aferë janë Agron Nezaj dhe Dorian Duçka.

 

Mblidhemi sot në një ditë kur Shqipëria është në epiqendër të një stuhie, e cila në memorien historike, nuk ka ekzistuar të paktën në 50 vitet e fundit. Shqipëria, Edi Rama, kreu i ekzekutivit është i përfshirë në mënyrën më të pakontestueshme në një nga aferat më të zeza të kohërave, në një akt që tejkalon çdo normë, çdo standard, çdo ligj,çëdo moral, çdo imagjinatë.

 

Advertisement

De facto, ai ka përdorur si aset të tij, një nga njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë së SHBA, për definicion të botës së lirë, ish-shefin e kundërinteligjencës të FBI, një nga njerëzit më të besuar të asaj toke dhe atij vendi, Charles McGonigal. Me qëndrimin e tij të papërgjegjshëm, Edi Rama përpiqet të hiqet duarjashtë. Në një kohë kur aktakuza e botuar nga Ministria e Drejtësisë e SHBA, në 16 faqet e saj, të paktën 15 i kushtohen fund e krye, Edi Ramës, ish-oficerit të policisë sekrete, bashkëpunëtorit të SHISH, Agron Nezaj, këshilltarit në hije të Edi Ramës, Dorian Duçkës”, tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy