PD publikon videon: Ja si është përfshirë Agaçi në aferën e inceneratorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD publikon videon: Ja si është përfshirë Agaçi në aferën e inceneratorëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një video, që sipas saj, tregon përfshirjen e Ëngjëll Agaçit në aferën e inceneratorëve.

 

Sipas Zhupës, Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore dhe pavarësisht kësaj, Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

 

Advertisement

Zhupa thekson se vjedhja e 430 milionë eurove nuk do të ishte bërë pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

 

“Komisioni hetimor për inceneratorët ka faktuar se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve.

Zyrtaret e shtetit u injoruan në çdo kundërshtim për këte projekt. Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore dhe pavarësisht kësaj, Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

Advertisement

 

Në Agjencinë e Prokurimeve Publike, nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për Inceneratorin e Elbasanit. Koncensioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon, por që vendimi i Arben Ahmetajt ka dalë mbi çdo ligj dhe procedurë.

 

A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?! Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim”, shkruan Zhupa.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy